Ndërlidhjet

SHBA: U hapën qendrat e votimit për zgjedhjet në Kongres


Në Shtetet e Bashkuara janë hapur vendovitmet për zgjedhjet në Kongres.

Këto zgjedhje njihen si zgjedhje të “mesit të mandatit”, pasi ato mbahen në gjysmën e mandatit katërvjeçar të presidentit amerikan.

Votohet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe për një numër të anëtarëve të Senatit.

Sipas hulumtimeve të opinionit, duket se Partia Demokratike e presidentit Barak Obama, mund ta humbë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, ndërsa kontrollin pritet ta marrë Partia Republikane rivale.

Poashtu, pritet që edhe në zgjedhjet për 37 prej 100 vendeve në Senat, republikanët do të kenë më tepër sukses.

Raportohet se republikanëve u duhen 39 vende për ta marrë kontrollin në Dhomë, ndërsa 10 vende për të qenë shumicë në Senat.

Në 37 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë, Floridën, Nju Jorkun, Ohajon, Pensilvaninë dhe Teksasin, sot votohet edhe për guvernatorë.
XS
SM
MD
LG