Ndërlidhjet

Britani, Francë: U nënshkruan marrëveshjet për mbrojtje


Kryeministri Dejvid Kamerun, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, sot i kanë nënshkruar dy marrëveshje kryesore për mbrojtje, gjatë takimit të tyre në Londër.

Sipas marrëveshjeve, Britania dhe Franca do ta krijojnë një forcë të përbashkët ushtarake, do të shfrytëzojnë së bashku aeroplanbartësit dhe kapacitetet për prova atomike.

Niveli i bashkëpunimit në fushë të mbrojtjes nga Londra dhe Parisi, pastaj nga BE-ja, NATO-ja dhe anëtarët e përhershëm të OKB-së, është cilësuar si i paprecedent.

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, vlerësoi se kjo është një kaptinë e re në raportet ndërmjet dy vendeve.

“Sot ne e hapëm një kapitull të ri në historinë e gjatë të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, ndërmjet Britanisë dhe Francës. Ne kemi nënshkruar dy marrëveshje: njëra për përkushtim të forcave tona të armatosura të nivelit botëror që të punojnë më tepër së bashku dhe një tjetër për bashkëpunim në sigurinë tonë bërthamore”, tha Dejvid Kamerun.
XS
SM
MD
LG