Ndërlidhjet

Rusi: Planifikohet vizitë në ishujt e tjerë kontestues me Japoninë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se presidenti Dmitri Medvedev, planifikon t’i vizitoj edhe ishujt e tjerë kontestues me Japoninë.

Deklarata e zyrtarit të lartë rus, u bë sot pasi Japonia njoftoi për tërheqjen e përkohshme të ambasadorit të saj nga Moska, për shkak të vizitës së zotit Medvedev, në një prej katër Ishujve Kurile, për të cilat Japonia, poashtu, pretendon se janë territore të saj.

Ministri i jashtëm japonez, Seiji Maehara, tha se dëshiron të ketë më tepër informacione nga ambasadori në Moskë, për vizitën e Medvedevit në ishullin Kunashir, këtë të hënë.

Ministri rus, Lavrov, deklaroi sot, gjatë vizitës së tij në Oslo të Norvegjisë, se Rusia nuk planifikon tërheqjen e ambasadorit të saj nga Japonia.
XS
SM
MD
LG