Ndërlidhjet

Daçiq: Kërkimi policor për Mlladiqin – aktivitet i zakonshëm


Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se kërkimi i sotëm policor për njerëzit e afërt me Ratko Mlladiqin, është pjesë e aktiviteteve të zakonshme në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.

“Është bërë kontroll i disa lokacioneve, ndërsa një person është marrë në bisedë. Këto janë aktivitete të zakonshme dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë informatë për shkak të çmimit që e kemi shpallur “, tha Ivica Daçiq.

Ai theksoi se qeveria e Serbisë është e vendosur për të realizuar bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG