Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq do ta vizitoj vendin e masakrës së Ovçarës në Kroaci


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pritet që këtë javë ta vizitoj vendin e mizorive të luftës në Kroaci, me ç’rast do t’i nderoj pacientët e spitalit kroat, që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1991.

Zoti Tadiq do të jetë presidenti i parë i Serbisë, që do tu tregoj respekt viktimave të masakrës së Ovçarës, ku qenë vrarë më se 200 kroatë.

Boris Tadiq dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviq, poashtu, do t’i nderojnë edhe 18 serbët e vrarë nga forcat kroate, në një fshat të afërt.

Gjatë luftës, Serbia i mbështeste serbët etnikë në Kroaci, që luftonin kundër pavarësisës së Kroacisë nga ish Jugosllavia.

Prej atëherë, Beogradi dhe Zagrebi i kanë përmirësuar marrëdhëniet, por mospajtimet lidhur me përgjegjësinë për krimet e luftës mbeten.
XS
SM
MD
LG