Ndërlidhjet

SHBA: Pas zgjedhjeve Obama mban konferencë për shtyp


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Barak Obama, nesër do ta mbajë një konferencë për gazetarë, pra një ditë pas zgjedhjeve për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtimet e opinionit, para zgjedhjeve, kanë paralajmëruar se Partia Demokratike e presidentit Obama, mund ta humbë kontrollin në Dhomën Përfaqësuese në garën me Partinë Republikane rivale.

Pritet që republikanët të arrijnë sukses edhe në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.
XS
SM
MD
LG