Ndërlidhjet

Greqi: Ndalet transporti i dërgesave pas disa bombave


Policia e Greqisë ka njoftuar se është vendosur që të ndalen të gjitha dërgesat me postë dhe me transport nga Greqia për në adresat e jashtme, për së paku dy ditët e ardhshme.

Shpallja u bë pasi bombat e dyshuara me postë ishin dërguar në Ambasadat e Zvicrës, Rusisë, Kilit, Bullgarisë dhe të disa shteteve të tjera në Athinë.

Një pako me eksploziv është zbuluar në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Policia greke tha se dërgesat postale dhe ngarkesat janë pezulluar për 48 orë, në mënyrë që hetuesit të kenë kohë për kontroll.

Ekstremistët anarkistë grekë janë të dyshuar për dërgimin e bombave postale, ndërsa dy grekë janë arrestuar dje në Athinë, të dyshuar se kanë lidhje me këtë fushatë të bombave.
XS
SM
MD
LG