Ndërlidhjet

Mbi 60 viktima nga sulmet në Bagdad

  • RFE /RL

Bagdad, 3 nëntor 2010.

Bagdad, 3 nëntor 2010.

Mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur nga një varg sulmesh në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Sulmet, që dukej qartazi se ishin të koordinuara, kishin për cak më se 10 lokacione, përfshirë restorante e tregje, kryesisht në hapësirat shiite të Bagdadit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për to, por militantët e ndërlidhur me al-Kaidën dyshohet të kenë dorë.

Guvernatori i Bagdadit, Salah Abdul Razzaq, i cilësoi si “krim brutal” sulmet, ndërsa Qeveria e Shteteve të Bashkuara "dënoi fuqishëm dhunën mizore” në Bagdad.

XS
SM
MD
LG