Ndërlidhjet

logo-print

Pahor: Serbia nuk hynë në BE, pa zgjidhjen e Kosovës


Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, qartazi i ka bërë me dije kreut shtetëror në Beograd, gjatë vizitës së tij të djeshme, se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, shkruan gazeta e përditshme lubjanase, Dello.

Sipas kësaj gazete, zoti Pahor për Kosovën, “kreut shtetëror, i cili këtë vit e pret pyetësorin për anëtarësim në BE, në mënyrë të qartë i ka bërë me dije se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian, derisa të mos përgjigjet se sa e madhe është”.

Borut Pahor, e ka shprehur mbështetjen e Sllovenisë për fillimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës, pavarësisht nga kriza politike në Kosovë, shkruan gazeta.
XS
SM
MD
LG