Ndërlidhjet

Franca thotë se gruaja iraniane nuk do të varet sot



Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner tha se gruaja iraniane e akuzuar për tradhëti bashkëshortore nuk do të ekzekutohet sot, duke u thirrur në një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me homologun e tij.

Komiteti ndërkombëtar kundër ekzekutimit me hedhje të gurëve, një grup për të drejtat e njeriut me seli në Gjermani, tha se Sakine Mohamad Ashtiani sot mund të varet në vend që të ekzekutohet me hedhje gurësh.

Kushner tha se ministria iranian Manusher Motaki e ka siguruar atë se "informatat për ekzekutimin e Ashtianit nuk korrespondojnë me realitetin".
XS
SM
MD
LG