Ndërlidhjet

Arrestohen qindra mafiozë në Napoli dhe Sicili



Qindra pjesëtarë të mafias janë arrestuar në dy operacione të ndara në Napoli dhe Sicili, ndërsa janë konfiskuar rreth 500 milionë euro, njoftoi policia italiane.

Në operacionin e parë në Napoli dhe paralagjet e tij u arestuan 50 pjesëtarë të klanit Lo Ruso, që akuzohen për tregti me drogë dhe zhvatje.

Gjithashtu janë arrestuan edhe katër policë lokalë, të cilët dyshohen për mitëmarrje.

Në operacionin tjetër në Katania në lindje të Sicilisë u arrestuan 47 mafiozë, përfshirë zyrtarë lokalë dhe anëtarë të klaneve mafioze.

Të arrestuarve, të cilët akuzohen për manipulime me tenderat publikë, u është konfiskuar pasuria në vlerë prej 400 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG