Ndërlidhjet

Vriten katër militantë në Pakistan



Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se nga sulmi i dyshuar i një aeroplani amerikan pa pilot janë vrarë të paktën katër militantë të dyshuar në rajonin fisnor në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët thanë se predha goditi afër Miranshah, qytet kryesor në Vaziristanin Verior që kufizohet me Afganistanin.

Raketa e hodhi në erë një automjet me të cilin dyshohej se udhëtonin militantët.

Identiteti i të vrarëve nuk është bërë i ditur.
XS
SM
MD
LG