Ndërlidhjet

Bashkëpunim në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe Malit të Zi



Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi Boro Vuçiniq dhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, nënshkruan në Podgoricë Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet dy ministrive.

Mujota tha se nënshkrimi i marrëveshjes është një rast i jashtzakonshëm jo vetëm për dy ministritë dhe dy shtetet, por është porosi e fuqishme edhe për gjithë rajonin.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë do të thotë bashkëpunim dhe siguri më e madhe në rajon, si dhe ndjekje e sigurtë e rrugës së integrimit euroatlantik", tha ai.

Mujota shprehu bindjen se nga Kosova do të vijnë porosi të fuqishme të mirëqenies, të paqes, të sigurisë për gjithë rajonin.

Ministri malazez e cilësoi vizitën e delegacionit nga Kosova si kontribut për stabilizimin e rrethanave në rajon.

Sot e përcaktuam kuadrin e bashkëpunimit, i cili do të pasohet me konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive”, tha Vuçiniq.

Ai tha se bashkëpunimi do të zhvillohet në fushën e sigurisë në rajon, për planifikimin, edukimin, stërvitjet e përbashkëta dhe menaxhimin e krizave.
XS
SM
MD
LG