Ndërlidhjet

Krasniqi njofton Brukselin për zhvillimet në Kosovë



Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Ketrin Eshton për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në letër, Krasniqi shkruan se zhvillimet politike kanë sjellë nevojën që dita e zgjedhjeve të përgjithshme të caktohet më herët, pikërisht për datën 12 dhjetor 2010, gjë që është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, por edhe në pajtueshmëri midis partive politike.

Ai gjithashtu ka njoftuar kryediplomaten e BE-së se Komisioni Qendror Zgjedhor është i gatshëm t’i menaxhojë këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG