Ndërlidhjet

logo-print

Rusia zotohet të ndihmojë NATO-n në Afganistan



Rusia premtoi sot se do të bëjë më shumë për ta ndihmuar NATO-n në Afganistan, por nuk përmendi ndonjë përkushtim specifik.

"Ne do ta zgjërojmë bashkëpunimin tonë në Afganistan, ky është interesi ynë jetik i përbashkët", tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Anders Fog Rasmusen.

Rasmusen u takua në Moskë edhe me presidentin rus, Dimitri Medvedev, i cili tha se "në përgjithësi, marrëdhëniet e Rusisë dhe NATO-s janë bërë më produktive dhe intensive".

Në prag të samitit të aleancës në Lisbonë, Rasmusen i ftoi Rusinë dhe NATO-n t'i harrojnë "shpirtërat e së kaluarës".

"Mendoj se samiti do t'i dërgojë porosi të qartë popullit rus. NATO nuk e konsideron Rusinë armik, por partner të rëndësishëm strategjik", tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG