Ndërlidhjet

Obama shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me Republikanët



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Republikanët pas triumfit të tyre në zgjedhjet për Kongres.

Obama pranoi se amerikanët janë tejet të frustruar për shkak të rritjes së ngadalshme të ekonomisë.

Obama tash përballet me mundësinë e ngërçit legjislativ, i cili mund ta bllokojë agjendën e tij në dy vitet tjera të mandatit presidencial.

Megjithëse Demokratët i kontrollonin të dyja dhomat e Kongresit, Obama i kaloi dy vitet e para me beteja për ta kaluar legjislacionin.
XS
SM
MD
LG