Ndërlidhjet

Ish kryeministri Kosumi formon parti të re



Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka vendosur të ndahet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si nënkryetar i kësaj partie. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare zoti Kosumi ka bërë të ditur se do të marrë pjesë me një subjekt të vecantë politik.

Zoti Kosumi ka njoftuar se është duke krijuar lëvizjen qytetare ‘Për Demokraci’.

Nëpërmjet një deklarate për opinion, zoti Kosumi ka bërë të ditur se “pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës dhe përfundimit të mandatit të tij si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ai do të marrë pjesë në zgjedhje me një formacion të ri politik”.
XS
SM
MD
LG