Ndërlidhjet

YouTube i heq videot e klerikut islamik për luftë të shenjtë



Faqja e internetit YouTube raportohet se i ka hequr videot që bëjnë thirrje për luftë të shenjtë, autor i të cilave është një klerik mysliman i lidhur me Al Kaidën, i cili besohet se ndodhet në Jemen.

E përditshmja "Nju Jork Tajms" raportoi se YouTube ka vendosur t'i heqë videot që përmbajnë mesazhe të xhihadit pas ankesave nga zyrtarët amerikanë dhe britanikë.

Zëdhënësja e YouTube citohet të ketë thënë se videot i shkelin rregullat që ndalojnë "nxitjen e akteve të dhunshme".
XS
SM
MD
LG