Ndërlidhjet

Ban Ki-mun shprehet i shokuar nga dhuna në Irak



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun është shprehur i shokuar nga vala e sulmeve në Irak, e cila la më shumë se 110 të vdekur.

Ai tha se ishte “i lemeritur nga këto akte të pajustifikueshme të dhunës” të cilat i dënoi “fuqishëm”.

Në deklaratë, Ban Ki-mun u bëri thirrje irakianëve të "mbeten të palëkundur përballë këtyre akteve brutale të dhunës, si dhe të jenë të bashkuar në përkushtimin e tyre për pajtimin kombëtar”.
XS
SM
MD
LG