Ndërlidhjet

OSBE lëvdon dhe kritikon zgjedhjet në SHBA



Vëzhguesit e huaj nga OSBE-ja i kanë lëvduar zgjedhjet për Kongres në Shtetet e Bashkuara, por thanë se ka probleme me sistemin amerikan të financimit të fushatës.

Anëtarët e delegacionit të OSBE-së thanë se zgjedhjet e së martës me efektivitet e përfaqësuan vullnetin e votuesve ameirkanë.

Por kreu i delegacionit, Zhoao Soares, citohet nga Associated Press të ketë thënë se në disa momente zgjedhjet ishin “intensive dhe të ndyra”.

Ai tha se shumica e vëzhguesve të OSBE-së gjetën se dallimet në financimin e fushatës luajtën rol të rëndësishëm në krijimin e kushteve për garë të pabarabartë ndërmjet kandidatëve.
XS
SM
MD
LG