Ndërlidhjet

Irani përkujton 31 vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane



Irani sot e shënon 31 vjetorin e pushtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Teheran.

Mijëra iranianë, duke brohoritur parulla anti-amerikane, duke valëvitur flamuj iranianë dhe duke mbajtur portrete të udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Hamnei, u tubuan para ndërtesës së ish ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Teheran.

Irani në çdo 4 nëntor e shënon përvjetorin e pushtimit të misionit të SHBA-ve në Teheran në vitin 1979, disa muaj pas revolucionit islamik që përmbysi shahun, i cili mbështetej nga amerikanët.

Studentët morën peng 52 diplomatë amerikanë dhe i mbajtën për 444 ditë.

Prej atëherë, ambasada amerikane në Teheran ka mbetur e mbyllur, ndërsa SHBA dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
XS
SM
MD
LG