Ndërlidhjet

Nobelisti Gynter Gras kundërshton dëbimin e romëve në Kosovë



Shkrimtari gjerman Gynter Gras u ka dërguar një letër të hapur autoriteteve në Berlin dhe ka paralajmëruar se Gjermania nuk duhet t'i dëbojë romët në Kosovë.

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi i ka kërkuar qeverisë që të ndalë dëbimin e romëve në Kosovë dhe t'u ofrojë romëve kompensim moral për viktimat e tyre gjatë nazizmit.

"Sytë e Evropës janë drejtuar kah Franca për trajtimin e refugjatëve romë nga Rumania, ndërkohë që po vazhdon aksioni i përmasave të mëdha i dëbimit nga Gjermania në Kosovë", thuhet në letrën që Gras ia ka dërguar ministrit të Brendshëm, Tomas de Mazier dhe ministrave të brendshëm të landeve gjermane.

Shkrimtari 83 vjeçar, i cili me bashkëshorten Ute Gras kanë themeluar Fondacionin për të ndoihmuar romët, ka theksuar se dëbimi i tyre "është skandal për Gjermaninë dhe hipotekë për paqen evropiane".
XS
SM
MD
LG