Ndërlidhjet

Irani thotë se ka arrestuar katër 'terroristë me lidhje britanike'



Autoritetet e Iranit thanë se kanë arrestuar katër njerëz që akuzohen se kanë pranuar para nga një grup militant kurd me seli në Britani, për të kryer atentate në Iran.

Televizioni shtetëror Press TV citoi zyrtarë të kenë thënë se të katërtit janë arrestuar në qytetin perëndimor Marivan, dhe për ata pretendohet se kanë kryer pesë atentate në dy vitet e fundit.

Nuk ka detaje tjera rreth vrasjeve.

Në Londër, qeveria britanike i hodhi poshtë akuzat si "të pabaza".
XS
SM
MD
LG