Ndërlidhjet

Implanti i retinës, shpresë për të verbrit


Shkronjat për të verbrit...
Shkronjat për të verbrit...
Mjekët gjermanë kanë shpallur se kanë bërë një hap të madh përpara në implantin e retinës, teknologji e cila synon t'iu rikthejë shikimin njerëzve që vuajnë nga verbëria e trashëguar.

Shkencëtarët britanikë kanë thënë se implanti i ri paraqet përparim të paparë në përmirësimin elektronik të shikimit.

Tre pacientët, të cilët iu nënshtruan implantit, ishin në gjendje t'i dallojnë format dhe objektet, ndërsa njëri ishte në gjendje të ecë vetë në dhomë, t'u afrohet njerëzve, të lexojë orën dhe t'i dallojë shtatë hije të ngjyrës gri.

Zbulimi mund t'u ndihmojë rreth 200,000 njerëzve në botë, të cilët vuajnë nga "retinis pigmentosa", sëmundje degjenerative, e cila i dëmton receptorët dhe si rrjedhojë retina pushon së funksionuari. (v.p.)
XS
SM
MD
LG