Ndërlidhjet

Tadiqi kërkon falje për masakrat në Kroaci



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka kërkuar falje për masakrën e Vukovarit të vitit 1991, krimi më i rëndë i kryer nga serbët gjatë luftës në Kroaci.

Tadiqi është i pari udhëheqës serb që viziton Ovçarën, vendin ku gjendej varreza masive e 260 kroatëve të masakruar nga rebelët serbë të ndihmuar nga Ushtria Jugosllave në vitin 1991.

Tadiçi në Ovçara pas vendosjes së kurorës tek memorali në kujtim të të vrarëve tha se “po nderon viktimat” dhe “ofron sërish ndjesën edhe keqardhjen e tij” .

Presidenti serb dhe homologu i tij kroat do të vendosin kurora dhe në fshatin Paulin Dvor, ku 19 civilë, thuajse të gjithë serbë janë vrarë nga forcat kroate.
Vizita e Tadiqit shihet si një hap simbolik drejt pajtimit mes Kroacisë dhe Serbisë, vende të cilat synojnë integrimin evropian.
XS
SM
MD
LG