Ndërlidhjet

Presidenti kinez, më i fuqishmi në botë




Forbes ka publikuar listën vjetore të personave më të fuqishëm në botë. Nga 6.8 miliardë banorë të Tokës, revista e rëndësishme e çështjeve financiare, Forbes, ka përpiluar listën ku përfshihen 68 persona, të cilët vijnë kryesisht nga politika e ekonomia.

I pari në renditje gjendet presidenti i Kinës Hu Xhintao, i ndjekur nga presidenti amerikan Baraka Obama e në vendin e tretë gjendet mbreti i Arabisë Saudite. Dy gra janë në mesin e dhjetë njerëzve më të fuqishëm të botës dhe ato janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Sonia Gandi, kryetare e Kongresit Kombëtar të Indisë.

Lista e dhjetë personave më të fuqishëm të botës, sipas Forbesit, është si vijon:

Hu Xhintao, president i Kinës; Barak Obama, president i SHBA-ve; Abdullah bin Abdul Azis al Saud, mbreti i Arabisë Saudite; Vladimir Putin, kryeministër i Rusisë; Papa Benedikti i XVI-të; Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë; Dejvid Kamerun, kryeministër i Britanisë; Ben Bernanke, kreu i Rezervave në SHBA; Sonia Gandi, kryetare e Kongresit Kombëtar të Indisë; Bill Gejts, bashkëdrejtues i Fondacionit Bill & Melinda Gejts.
XS
SM
MD
LG