Ndërlidhjet

Njerëzit më të fuqishëm në botë


Redaktori i përgjithshëm i revistës Forbes, Steve Forbes. (foto arkivi)
Redaktori i përgjithshëm i revistës Forbes, Steve Forbes. (foto arkivi)
Planeti Tokë ka 6.8 miliardë njerëz, por 68 prej tyre vlerësohen si më të rëndësishmit. Sipas listës së përpiluar nga revista Forbes, presidenti i Kinës, Hu Xhinato, është njeriu më i fuqishëm në botë, për t’u pasuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili mban vendin e dytë. Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, renditet i katërti, ndërsa pozitën numër 12 e zë presidenti i këtij shteti, Dmitri Medvedev. Lista Forbes përmban politikanë, udhëheqës biznesi dhe figura të tjera publike…

Top-10:

1. Hu Xhinato, President i Kinës

2. Barak Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

3. Abdullah bin Abdul Aziz al Saud, Mbreti i Arabisë Saudite

4. Vladimir Putin, Kryeministër i Rusisë

5. Papa Benedikti XVI

6. Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë

7. Dejvid Kameron, Kryeministër i Britanisë

8. Ben Bernejnk, Kryetar i Bordit të Rezervave Federale në SHBA

9. Sonia Gandi, Presidente e Kongresit Kombëtar të Indisë

10. Bill Gejts, Bashkëthemelues i Kompanisë Microsoft
XS
SM
MD
LG