Ndërlidhjet

Obama shpreson në miratimin e Paktit me Rusinë



Presidenti amerikan Barak Obama tha se shpreson që Senati do të ratifikojë marrëveshjen për armatimin bërthamor me Rusinë përpara përfundimit të mandatit.

Obama dhe homologu i tij rus nënshkruan në pranverën e këtij viti në Pragë marrëveshjen e re, që zëvendësoi paktin e mëhershëm START.

Në dy nëntor në SHBA u zhvilluan zgjedhjet për në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për rreth 40 ulëse në Senat. Republikanët morrën kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ngushtuan dallimin në Senat.

Ndryshimet në Kongres e kanë vështirësuar pozitën e presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG