Ndërlidhjet

Opozita paralajmëron protesta


Maqedoni (Fotografi ilustruese)
Maqedoni (Fotografi ilustruese)
Opozita shqiptare në Maqedoni paralajmëron protesta kundër ndryshimeve në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, nëse nuk pranohet kërkesa për shtyrjen e këtij procesi statistikor. Por, partitë në pushtet thonë se mbajtja e regjistrimit në prill është rekomandim i Eurostat-it. Ndërkohë, mospajtime ka edhe mes vetë partive në pushtet. Ndërkombëtarët paralajmërojnë se mbarëvajtja e regjistrimit ndikon edhe në procesin e integrimit të vendit.


Çështja e regjistrimit të popullsisë vazhdon të shkaktojë polemika të ashpra mes partive politike. Demokracia e Re e opozitës, pas braktisjes së seancave të komisioneve parlamentare, ku u refuzuan amendamentet e paraqitura për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, nga muaji prill deri në korrik, paralajmëron mënyra tjera për kundërshtimin e ndryshimeve në Ligjin për regjistrim.
Pra, të dalim në protesta para Parlamentit dhe t'i dëshmojmë edhe VMRO-së, por edhe BDI-së, se qytetarët shqiptarë nuk janë duke menduar siç mendojnë ata...


Përderisa kemi hasur në veshë të shurdhër nga Bashkimi Demokratik për Integrim, atëherë, ne detyrohemi që ashtu si shumica e qytetarëve, thjesht ta bëjmë punën që na thonë qytetarët”.

“Pra, të dalim në protesta para Parlamentit dhe t'i dëshmojmë edhe VMRO-së, por edhe BDI-së, se qytetarët shqiptarë nuk janë duke menduar siç mendojnë ata, se qytetarët shqiptarë duan të regjistrohen, aq sa janë, as më shumë e as më pak”,
deklaron zëdhënësi i Demokracisë së Re, Arianit Hoxha.

Nga kjo parti vlerësojnë se regjistrimi duhet të bëhet në muajin korrik, pasi në këtë periudhë kthehen edhe mërgimtarët që punojnë përkohësisht në vendet e jashtme dhe kjo, sipas kësaj partie, do ta bënte më të besueshëm regjistrimin e popullsisë.

Por, kërkesa e tillë nuk pranohet nga partitë në pushtet, të cilat thonë se regjistrimi i popullsisë në muajin prill është praktikë ndërkombëtare, që duhet ta respektojë edhe Maqedonia.

Periudha e regjistrimit prej 1-15 prill është periudha më e përshtatshme për të bërë regjistrimin e popullatës rezidente që është edhe një nga qëllimet kryesore të regjistrimit”.

“Në këtë periudhë regjistrimi do të realizohet edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Kjo flet mjaftueshëm që kjo periudhë jo rastësisht është zgjedhur me rekomandim të Eurostat-it, Komitetit ndërkombëtar dhe ekspertëve, të cilët merren me çështje të regjistrimit”,
sqaron zëvendëskryeministri, Abdylaqim Ademi.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja, kërkesat e opozitës shqiptare i vlerëson si të motivuara politikisht.
Me këtë tentohet që të manipulohet politikisht.


“Me këtë tentohet që të manipulohet politikisht. Unë jam kundër tendencave të tilla. Regjistrimi do të zhvillohet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të Eurostat-it”
, thotë Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE.

Kjo parti vlerëson se regjistrimi i popullsisë duhet të shërbejë si një tregues për pjekurinë dhe kapacitetin e institucioneve, por edhe të partive politike në rritjen e besimit të ndërsjellë.

Por, përveç kontestit mes pozitës dhe opozitës, jozyrtarisht merret vesh edhe për mosmarrëveshje mes vetë partnerëve të koalicionit qeveritar lidhur me përfshirjen ose jo në numrin e përgjithshëm të popullatës, edhe të shtetasve që kanë vendbanime të përkohshme në vendet jashtë Maqedonisë.

Nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, thonë se praktikat ndërkombëtare nuk parashikojnë një mundësi të tillë, por nga BDI-ja argumentojnë se pikërisht praktikat ndërkombëtare mundësojnë që në numrin e përgjithshëm të popullsisë të përfshihen edhe shtetasit që janë jashtë, por që kanë vendbanim edhe në Maqedoni.

Për këtë kontest, të dy partitë janë duke negociuar, ndonëse ende nuk janë prononcuar për publikun.

Ditë më parë në Maqedoni kanë qëndruar edhe përfaqësuesit e zyrës së Eurostat-it, i cili, do të mbikëqyrë realizimin e regjistrimit.

Përfaqësuesit e tij kanë deklaruar se Maqedonia duhet t'i ndjekë rekomandimet e BE-së pasi mbarëvajtja e regjistrimit ka rëndësi të madhe në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG