Ndërlidhjet

Turqia kundër ideve që cenojnë paqen


Gjatë vizitës në Prizren...
Gjatë vizitës në Prizren...
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, vazhdoi të enjten vizitën e tij në Kosovë. Kreu i ekzekutivit turk, gjatë ditës, u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës dhe u takua me ushtruesin e presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në këto takime, ai foli për bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet dy vendeve, ndërsa garantoi mbështetjen e vazhdueshme të Ankarasë zyrtare për proceset integruese euro-atlantike dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij do ta mbështesë integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, se do të vazhdojë angazhimin në kuadër të misionit të NATO-s në vend dhe do të shikojë mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me komunitetin e biznesit në Kosovë.

I pyetur nga gazetarët për një vlerësim lidhur me problemet në vendet e rajonit dhe ndikimin e këtyre problemeve në ndryshimin eventual të kufijve në Ballkan, Erdogan u shpreh:

Fëmija që nuk ka lindur ende, nuk mund të vishet. Ne deri më tani nuk kemi pasur një detyrë të tillë, pra një obligim për pyetjen që shtroni. Ne do t’i bëjmë edhe propozimet tona, do t’i shikojmë ato tërësisht dhe do të shohim se çka mund të japim për të siguruar paqen në këtë rajon, sepse edhe Kosova, edhe tërë rajoni janë të lodhur nga këta hapa. Nuk do të jenë të hajrit hapat që do të cenojnë paqen edhe të Kosovës, edhe të rajonit”, u shpreh ai.

Qytetarët e Prizrenit kanë mirëpritur kryeministrin turk...
Pas takimit me kryeministrin turk, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e cilësoi Turqinë si një faktor të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Krasniqi shprehu bindjen se roli i Turqisë në Ballkan do të mund t’i përmirësojë raportet e Kosovës me vendet fqinje, përfshirë ato me Serbinë.

“Turqia, si një vend me traditë, një shtet i madh me fuqi edhe njerëzore, edhe ekonomike, edhe politike, mund të japë më shumë dhe të ndihmojë më shumë në sigurinë dhe në stabilitetin e të gjithë rajonit tonë”, theksoi Krasniqi.

Përveç bashkëpunimit në sferën politike dhe atë të sigurisë, kryeministri turk ofroi mbështetjen e vazhdueshme për projekte të caktuara në fushën e biznesit.

Ai tha se përfshirja e kompanisë “Lion&Limak” në projektin për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe puna e koncorsiumit amerikano-turk “Bechtel&Enka” dëshmojnë funksionimin e mirë të partneritetit ekonomik të Kosovës me Turqinë.

Erdogan paralajmëroi se një bashkëpunim të tillë mund të ketë dhe në fushën e postë-telekomunikacionit.

“Një hap shumë të rëndësishëm lidhur telekomin mund ta kemi në këtë drejtim. Tani patëm bashkëpunimin për fabrikën e produkteve të miellit dhe spitalin turk e të tjera”, tha Erdogan.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës.

Ditë më parë, çmimin “Doctor Honoris Causa” e mori deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Lexoni edhe këtë: Turqia do përfshirjen në dialog
XS
SM
MD
LG