Ndërlidhjet

Gjermania vuan nga mungesa e sulmuesve



Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lou, ka filluar të deklarohet i shqetësuar për mungesën e sulmuesve të cilësisë së lartë në futbollin gjerman. Në kampionatin gjerman të futbollit sulmuesit kyçë janë blerje të huaja.

Sulmi dhe krahu i majtë i mbrojtjes janë pikat më të dobta të kombëtares gjermane të futbollit, tha Lou për mediat sportive.

Gjermania do të luajë pa Miroslav Klosen dhe Stefan Kislingun që janë të dëmtuar, në ndeshjen miqësore me Suedinë, që do të mbahet më 17 nëntor.
XS
SM
MD
LG