Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq kërkon falje për masakrat në Kroaci

  • RFE /RL

Ovçarë, 4 nëntor 2010

Ovçarë, 4 nëntor 2010

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar falje për masakrën e Vukovarit të vitit 1991 - krimi më i rëndë i kryer nga serbët gjatë luftës në Kroaci.

Tadiq është i pari udhëheqës serb që viziton Ovçarën, vendin ku gjendej varreza masive e 260 kroatëve të masakruar nga rebelët serbë, të ndihmuar nga Ushtria Jugosllave në vitin 1991.

Tadiq në Ovçara, pas vendosjes së kurorës te memorali në kujtim të të vrarëve, tha se “po nderon viktimat” dhe “ofron sërish ndjesën edhe keqardhjen e tij”.

Presidenti serb dhe homologu i tij kroat, Ivo Josipoviq, do të vendosin kurora dhe në fshatin Paulin Dvor, ku 19 civilë, thuajse të gjithë serbë, janë vrarë nga forcat kroate.

Vizita e Tadiqit shihet si një hap simbolik drejt pajtimit mes Kroacisë dhe Serbisë, vende të cilat synojnë integrimin evropian.

XS
SM
MD
LG