Ndërlidhjet

Pakoja-bombë u kap 17 minuta para shpërthimit



Policia britanike e anti-terrorit ka çmontuar vetëm 17 minuta para shpërthimit një nga bombat e dërguara nga Al Kaida. Deklarata e ministrit të Brendshëm të Francës, Bri Hortefë, u bë gjatë një debati në televizionin publik francez. Ai tha se një nga dy pakot e dërguara nga Jemeni drejt Shteteve të Bashkuara ishte shumë afër shpërthimit. Bëhet fjalë për pakon e zbuluar në aeroplanin që gjendej në një aeroport britanik. Pakoja e dytë u zbulua në Dubai.

Nëse deklarata e ministrit francez është e saktë kjo do të thotë se teoria e disa ekspertëve të sigurisë se pakot-bomba kishin si synim të shpërthenin në aeroplan është e vërtetë.

Autoritetet britanike dhe policia londineze nuk kanë pranuar të komentojnë për çështjet operacionale.
XS
SM
MD
LG