Ndërlidhjet

Francë-Kinë, bashkëpunim miliarda dollarësh



Firmat kineze dhe franceze kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh në vlerë prej miliarda dolarësh në fillim të vizitës tre ditore të presidentit të Kinës në Francë.

Në mesin e marrëveshjeve janë dhe ato për furnizimin me uranium dhe me 102 aeroplanë të tipit Airbus kompnaitë kineze.

Presidenti kinez, Hu Xhintao u prit nga homologu i tij francez Nikola Sarkozi me nderime ushtarake.

Amnesty International ka kritikuar Francën se nuk e ka përfshirë çështjen e të drejtave të njeriut në Kinë, në agjendën e bisedimeve me presidentin kinez.
XS
SM
MD
LG