Ndërlidhjet

Irani mohon ekzekutimin e shpejtë të Ashtianit



Irani ka hedhur poshtë akuzat se ekzekutimi i Sakineh Ashtianit është eminent. Ashtiani është dënuar me vdekje për pjesëmarrje në vrasjen e bashkëshortit dhe tradhëti bashkëshortore.

Një organizatë gjermane që merret me të drejtat e njeriut njoftoi këtë javë se varja e Ashtianit do të ndodhte shumë shpejt.

Dënimi Ashtianit ka ngjallur reagim të madh ndërkombëtar, çfarë e ka detyruar Teheranin ta anulojë fillimisht ekzekutimin me gurë dhe të shtyjë për një kohë të pacaktuar dënimin me varje.
XS
SM
MD
LG