Ndërlidhjet

Kubë: Bie aeroplani, vdesin 68 veta



Autoritetet kubaneze raportojnë se të 68 personat që gjendeshin në bordin e aeroplanit që u rrëzua sot në ishull kanë vdekur. Aeroplani, i cili fluturonte nga Santigo de Kuba drejt Havanës, i takonte kompanisë shtetërore Aerocaribbean dhe u rrëzua në një zonë malore.

Në mesin e pasagjerëve 28 ishin të huaj. Raportohet se viktimat e huaja vinin nga Argjentina, Meksika, Holanda, Gjermania, Austria, Franca, Italia, Spanja, Venezuela dhe Japonia.
XS
SM
MD
LG