Ndërlidhjet

Gordon: Rol konstruktiv në bisedimet Kosovë-Serbi



Ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet evropiane dhe të evroazisë, Filip Gordon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për një morri çështjesh, përfshi dhe Kosovën. I pyetur për rolin e mundshëm amerikan në bisedimet e pritshme Kosovë-Serbi, Gordon deklaroi:

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka rënë dakord për bisedime mes Kosovës e Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Ne e mbështetëm dhe votum për rezolutën, pasi mendojmë se BE-ja është në pozitë të përshtatshme për të lehtësuar këto bisedime. Të dyja, Serbia dhe Kosova duan të anëtarësohen në BE dhe ne e mbështesim integrimin e tyre kur të kenë përmbushur kriteret. Ne gjithashtu kemi deklaruar se presim që të jemi të përfshirë dhe jemi të gatshëm për një gjë të tillë. Ne kemi marrëdhënie të fuqishme si me Serbinë dhe me Kosovën dhe kemi çfarë tu ofrojmë. Derisa BE-ja do të lehtësojë bisedimet ne jemi të gatshëm të luajmë një rol konstruktiv”, tha Gordon për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur për Bosnjën Gordon premtoi se Uashingtoni do të qëndrojë përkrah Bosnjës, por shumëçka ata duhet ta bëjnë vetë e në veçanti reformat kushtetuese. Sherret mes politikanëve në Bosnjë nuk do ta çojë vendin atje ku ka nevojë të jetë, theksoi Gordon.
XS
SM
MD
LG