Ndërlidhjet

Vullkani vret sërish në Indonezi

  • RFE /RL

Fshati Sleman në Indonezi.

Fshati Sleman në Indonezi.

Burimet spitalore në Indonezi tregojnë se numri i viktimave nga seria e fundit e shpërthimeve të vullkanit në Malin Merapi ka arritur në afro 100. Vullkani ka shpërthyer sërish mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar vdekjen e 50 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.

Fshatrat në ishullin Java, ku gjendet Mali Merapi, janë evakuuar pas shpërthimit të parë vullkanik që ndodhi më 26 tetor. Nuk janë të qarta arsyet pse ende kishte banorë në fshatrat në afërsi të vullkanit aktiv.

XS
SM
MD
LG