Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të vlerësojnë Serbinë e Kroacinë



Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar pozitivisht vizitën e presidentit serb, Boris Tadiq, në Kroaci.

"Vizita demonstron përpjekjet e vazhdueshme të Kroacisë dhe Serbisë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të adresuar trashëgiminë e ngjarjeve tragjike që pasuan zhbërjen e ish Jugosllavisë. Ne i çmojmë udhëheqësit serbë e kroatë për çuarjen përpara të procesit të pajtimit dhe për fokusimin drejt së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian dhe me raporte rajonale nga të cilat përfitojnë të gjithë", tha Filip Kroullei, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
XS
SM
MD
LG