Ndërlidhjet

Mbi 50 të vrarë në xhaminë në Pakistan



Të paktën 50 vetë e kanë humbur jetën dhe 80 janë plagosur nga shpërthimi në një xhami në Pakistan.

Shpërthimi ndodhi në një paralagje të Peshauarit, kryeqytet i provincës Hyber-Pahtunkua gjatë faljes të së premtes.

Një zyrtar i provincës tha se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës.

Raportohet se cak i sulmit mund të ketë qenë një udhëheqës fisnor, Malik Vali Kan, i cili është deklaruar kundër talibanëve. Nuk është e qartë nëse ai është në mesin e të vrarëve.
XS
SM
MD
LG