Ndërlidhjet

logo-print

BE përshëndet kërkim faljet e Serbisë dhe Kroacisë



Bashkimi Evropian i ka përshëndetur kërkim faljet e presidentëve të Kroacisë dhe të Serbisë për krimet e luftës, si hap drejt pajtimit 19 vjet pas luftës.

Presidenti kroat Ivo Josipoviq dhe ai serb Boris Tadiq dje së bashku i vizituan varrezat e viktim ave të luftës kroato-serbe të vitit 1991, dhe i dënuan krimet.

Komisioneri për Zgjërim i BE-së, Shtefan Fyle tha sot se e mirëpret "këtë hap të rëndësishëm drejt pajtimit", i cili është një nga vlerat e BE-së ku dy vendet përpiqen të aderojnë.

Bashkëpunimi rajonal është kushti kryesor për anëtarësim në BE.

Më herët, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Krouli, tha se Uashingtoni i përshëndet të dy presidentët për çuarjen përpara të pajtimit.
XS
SM
MD
LG