Ndërlidhjet

Gjeorgjia ka arrestuar 13 spiunë rusë



Autoritetet e Gjeorgjisë thanë se kanë zhbërë një grup të madh spiunësh rusë, duke arrestuar 13 të dyshuar.

Ministria e Brendshme tha se katër prej tyre janë shtetas rusë.

Ministria tha se operacioni i madh i kundërzbulimit zbuloi "disa dhjetra" njerëz që punonin për shërbimin e zbulimit të ushtrisë së Rusisë, GRU.

Njoftimi i sotëm përkon me ditën kur Rusia e shënon përvjetorin e shërbimit informativ ushtarak.
XS
SM
MD
LG