Ndërlidhjet

De Marnak: Shqiptarët dhe serbët duhet të bisedojnë



Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak deklaroi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët dhe serbët të bisedojnë mes veti, ndërsa përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të bisedojnë me të gjithë.

Në vizitën e parë në Mitrovicë në cilësinë e shefit të EULEX-it, De Marnak ripërsëriti se ky mision është i interesuar për dialogun e Prishtinës dhe Boegradit.

Ne do ta ndjekim dialogun e pritshëm Prishtinë-Beograd, por EULEX-i nuk është pjesë e këtij dialogu, ka thënë De Marnak.

Ai ka shtuar se qëllimi i tij është rritja e pranisë së EULEX-it në gjithë Kosovën, përfshirë veriun e saj, si dhe përkushtimi i këtij misioni në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë ilegale në të dyja anët e lumit Ibër.
XS
SM
MD
LG