Ndërlidhjet

Nëntë të vrarë nga një sulm vetvrasës



Policia afgane njoftoi se nga një sulm vetvrasës nëntë persona janë vrarë e rreth 30 të tjerë janë plagosur. Sulmi ndodhi në një treg në perëndim të Afganistanit.

Policia tha se cak i sulmit ishte një drejtues lokal, i cili mbeti i plagosur.

Në të tjera zhvillime forcat shumëkombëshe në Afganistan njoftojnë se gjatë dy ditëve të fundit gjashtë ushtarë të NATO-s janë vrarë. Kombësia e ushtarëve të vrarë nuk është bërë publike.
XS
SM
MD
LG