Ndërlidhjet

Tiranë: Nuk gjendet zgjidhje për krizën



Deputetët evropianë që morrën pjesë në takimin e Komitetit të Asocim-Stabilizimit në Tiranë kanë mbetur të zhgënjyer pasi nuk është arritur asnjë zgjidhje për krizën politike.

Gjatë takimit nuk u miratua propozimi i europarlamentares Doris Pak, i cili parashihte ngritjen e komisionit hetimor për kutitë e materialeve zgjedhore, komision që do të drejtohej dhe do të kishte shumicën nga opozita. Propozimi kërkonte që për kutitë e fletëve të votimit të shprehej Gjykata Kushtetuese.

Shumica kërkoi që të shtohej në propozim dhe togfjalëshi në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, çfarë u kundërshtua nga opozita.

Kriza politike në Shqipëri vazhdon të mbetet e pandryshuar që nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
XS
SM
MD
LG