Ndërlidhjet

Zbulohen 12 të vrarë në Rusinë jugore



Autoritetet e Rusisë thanë se 12 njerëz janë gjetur të mbytur dhe të shpuar për vdekje në një shtëpi në Rusi, në atë që u cilësua si vrasje masive.

Hetuesit e bënë zbulimin sot në fshatin Kushçevskaja në rajonin jugor Krasnodar.

Në mesin e viktimave janë katër fëmijë.

Raportet e para thonë se të dymbëdhjetët kanë vdekur nga zjarri, por raporti më i ri konfirmoi se zjarri nuk ka qenë shkaktari i vdekjes.

Detaje tjera nuk janë bërë publike.
XS
SM
MD
LG