Ndërlidhjet

Ulje emergjente e aeroplanit tjetër të "Quantas"



Një xhambo xhet tjetër i kompanisë ajrore "Quantas" ka bërë sot ulje emergjente në Singapor, një ditë pasi aeroplani A380 pati probleme teknike në motor.

Aviokompania australiane tha se aeroplani Boeing 747-400 zbriti pak pasi fluturoi nga aeroporti Changi.

Të enjten, aeroplani Airbus A 380 bëri ulje dramatike në Singapor pas shpërthimit në njërin nga motorët.

"Quantas" i pezulloi fluturimet e flotës së aeroplanëve A 380 dhe po zhvillon hetime për shkaqet e defektit.
XS
SM
MD
LG