Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthimi i shtatorit, s'ka gjurmë të Al Kaidës



Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pohuar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes shpërthimit të një aeroplani të kompanisë së dërgesave UPS dhe Al Kaidës. Burimet zyrtare theksuan se nuk janë gjetur gjurmë eksplozivi në bordin e aeroplanit.

Rrjeti terrorist i Al Kaidës në një faqe interneti të militantëve ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e aeroplanit në muajin shtator.

Deklaratat vijnë vetëm disa ditë pas gjetjes së dy dërgesave me eksploziv të nisura nga Jemeni drejt SHBA-ve. Dërgesat besohet se janë vepër e Al Kaidës. Një nga dërgesat ishte nisur me kompaninë UPS.
XS
SM
MD
LG