Ndërlidhjet

SHBA e India, të bashkuara në mbrojtje të lirisë



India dhe SHBA-të janë të bashkuara në mbrojtjen e “pishtarit të lirisë” deklaroi presidenti Barak Obama në ditën e parë të vizitës së tij në Mumbai.

Obama foli në Hotelin Taxh Mahall, një nga caqet e sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2008, sulme ku humbën jetën 160 persona. Vizita tregon “vendosmërinë për t’i dhënë njerzve një të ardhme me siguri e përparim, synim ku Shtetet e Bashkuara qëndrojnë unike”, tha Obama.

Obama do të flasë dhe përpara një grupi biznesmenësh që merren me importin e tekonologjisë amerikane si dhe do të mbajë një fjalim para 200 përfaqësuesve të biznesit. Obama do të përpiqet të sigurojë kushte më të favorshme për bizneset amerikane.

Nesër në Nju Delhi Obama do të takohet me kryeminsitrin Manmohan Sing dhe do të flasë në parlament.

Nga India Obama do të udhëtojë drejt Indonezisë, vend ku ai ka jetuar katër vite të fëmijërisë së tij. Korea e Jugut dhe Japonia janë pjesë e turneut diplomatik të presidentit amerikan.
XS
SM
MD
LG