Ndërlidhjet

Franca do mjekojë 30 irakianë



Franca do të trajtojë rreth 30 irakianë të krishterë që u plagosën gjatë krizës së pengjeve në një kishë në Bagdad. Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, tha se pacientët do të arrijnë në Francë të hënën.

Gjatë krizës së pengjeve më 31 tetor 46 pengje, në mesin e të cilëve dhe dy priftërinj, humbën jetën. Shumica u vranë gjatë operacionit të shpëtimit të ndërmarrë nga forcat irakiane.

Sulmi ndodhi gjatë meshës së të dielës dhe kishte për autor militantë të rrjetit terrorist të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG